Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para fillimit të derbit mes Partizanit dhe Tiranës. Masat e sigurisë kanë dështuar teksa ka ndodhur një sulm i tifozëve të Partizanit ndaj autobusit të Tiranës.
Teksa automjeti po kalonte pranë stadiumit për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut të impiantit, tifozët e Partizanit, edhe pse kishte forca policore që shoqëronin automjetin, kanë sulmuar autobusin duke thyer xhamat e tij.
Një situatë e turpshme që tregon përsëri se edhe ky derbi, si ata të mëparshmit, do të dhurojë shfaqje të pakëndshme.