Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë e të shtënave katër persona mbetën të plagosur në një incident me armë zjarri.
Sipas burimeve të Sinjalit, tre nga të plagosurit janë: Fidaim Zejullahu, rreth 36-vjeçar, me shtetesi gjermane, Agim Xhemaji, Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.
Po ashtu raportohet se deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit nën përcjelljen e Policisë.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.






