10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ngecin negociatat deri në fundin e Euro 2024, PSG kërkon me ngulm yllin gjeorgjian

- Advertisement -

Është padyshim një prej “yjeve” të skuadrës, mirëpo gjatë kësaj merkatoje vere mund të nisë një “aventurë” të re. “Fantazisti” i Napoli, Khvicha Kvaratskhelia ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe është gati të marrë trashëgiminë e Kylian Mbappe te kryeqytetasit.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes francez, “L’Equipe”, gjeorgjiani është gati të transferohet menjëherë në Francë dhe është në pritje vetëm që klubet të arrijnë akordin, akord ky që nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u gjetur pasi vlerësimet e dy klubeve për lojtari janë shumë të ndryshme, sidomos pas Euro 2024.

Te Napoli pretendojnë që në rast largimi të Kvaratskhelia, të përfitojnë deri në 130 milionë euro ndërsa nga ana tjetër, francezët nuk shkojnë përtej 60 milionëve, një diferencë e madhe mes pretendimeve të dy klubeve, por që akordi i arritur nga vetë lojtari mund të sheshojë shumë gjëra duke detyruar palët të gjejnë shifrën perfekte. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit