Nga Sergio Ramos te Gareth Bale, Sevilla mund të përfundojë në duart e një tjetër madrileni

- Advertisement -

Sevilla vazhdon të kërkojë investitorë të rinj, ndërsa pas dështimit të negociatave me Sergio Ramosin, një tjetër ish-futbollist i Real Madridit është shfaqur në horizont.

Gareth Bale është emri i ri që lidhet me blerjen e klubit spanjoll.

Sipas raportimeve, uellsiani është këshilltar i një fondi investues që synon të marrë kontrollin e Sevillas.

Kjo vjen disa muaj pasi projekti i Sergio Ramosit nuk arriti të gjente marrëveshje me aksionarët aktualë të klubit.

Përveç fondit të lidhur me Bale, interesim ka shfaqur edhe HD Ventures, kompani e biznesmenëve sauditë Mansoor dhe Haider Syed.

Në garë mbetet edhe grupi i biznesmenëve sevillas Federico Quintero dhe Antonio Lappi, i cili deri tani ka paraqitur ofertën e vetme konkrete.

Sevilla ndodhet në një periudhë të vështirë ekonomike, me afro 250 milionë euro humbje të grumbulluara në gjashtë vitet e fundit.

Vetëm gjatë sezonit të kaluar financiar, klubi regjistroi humbje prej 27.4 milionë eurosh.

Prandaj, pronari i ri do të ketë përpara një detyrë të madhe për ta rikthyer stabilitetin financiar të klubit.

Të ngjashme

Të fundit