Moderatorja e njohur, Dojna Mema, vetëm pak ditë më parë shpërndau lajmin e ëmbël në faqen e saj të “Instagram”-it se do të bëhej nënë.
Moderatorja tregoi se është 16 javëshe dhe se nuk gjente dot fjalët për ta përshkruar këtë moment.
“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate #16weeks”, shkruajti ajo krahas videos.
Në rrjete sociale, Dojna nuk ka ngurruar të ndajë edhe detaje nga pritja e saj e ëmbël.
Ndjekësit kuriozë e kanë pyetur për ndjesitë e të paturit së shpejti një familje një djalë.
“Një djalë në familje, si ndiheni? Jeni dy motra, mami, pa vëlla.”
“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje.”- përgjigjet Dojna.
Dikush tjetër e pyet sa e ndjeshme është me aromat.
“Nuk duroj dot aromën e qepës, pulës dhe vezës. Për të tjerat jam në rregull. Kam neps dhe për brumëra dhe fruta.”- ka rrëfyer moderatorja.
Etiketa