22.4 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Nga imazhet, videot te linqet, BE pritet të kalojë projektligjin që propozon skanimin e mesazheve tuaja

- Advertisement -

Bashkimi Europian është shumë pranë kalimit të disa rregullave të reja që do të mundësojnë skanimin në masë të mesazheve digjitale, përfshirë këtu edhe ato që janë të koduara.

Të enjten, qeveritë e Unionit do të marrin një qëndrim rreth legjislacionit të propozuar, i cili synon që të zbulojë materiale të abuzimit të fëmijëve (CSAM).

Votimi gjatë ditës së sotme do të vendosë nëse drafti ka mbështetje të mjaftueshme për të vijuar përpara në procesin e ligjbërjes së Bashkimit Europian.

Projektligji, i prezantuar fillimisht në 2022, do të implementonte një sistem të “moderimit të upload-it” që do të skanonte të gjitha mesazhet tuaja digjitale, duke përfshirë këtu fotot, videot dhe linqet që ju shpërndani me kontaktet apo miqtë tuaj.

Çdo shërbimi që do t’i kërkohet ta instalojë këtë teknologji monitorimi, do të duhet gjithashtu që të kërkojë leje për të skanuar mesazhet e përdoruesve. Nëse këta të fundit nuk do të bien dakord, ju nuk do të mund të ndani apo shpërndani imazhe apo linqe.

Përpos kësaj, ligji i propozuar duket se miraton dhe refuzon enkriptimin “end to end” në të njëjtën kohë.

Fillimisht, në draft theksohet se kriptimi nga skaji në skaj “është një mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave themelore”, por më pas vazhdon duke thënë se shërbimet e mesazheve të koduara mund të “bëhen pa dashje zona të sigurta ku mund të ndahet ose shpërndahet materiali i abuzimit seksual të fëmijëve”.

Zgjidhja e propozuar në këtë rast është të lihen mesazhet të hapura për skanim – por disi pa kompromentuar shtresën e privatësisë të ofruar nga kriptimi nga skaji në skaj.

Sygjerohet që sistemi i ri i moderimit mund ta arrijë këtë duke skanuar përmbajtjen e mesazheve tuaja përpara se aplikacionet si Signal, WhatsApp dhe Messenger t’i kodojnë ato.

Presidentja e aplikacionit Signal Meredith Whittaker, është shprehur se aplikacioni do të ndalojë së funksionuari në BE nëse rregullat bëhen ligj, pasi propozimi siç u shpreh ajo, “minon thelbësisht enkriptimin”, pavarësisht nëse është skanuar para kriptimit apo jo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit