Nëse dikush ka pasur ende dyshime, Manchester City zyrtarisht është në krizë të rezultateve.
Kampioni në fuqi i Anglisë e regjistroi ndeshjen e shtatë pa fitore në të gjitha garat.
“Citizens” barazuan 3:3 në shtëpi ndaj Feyenoordit, por kishin një epërsi prej tre golave.
Haaland kaloi vendasit në epërsi në minutën e 44-të nga penalltia.
Gundogan në minutën e 50-të e dyfishoi epërsinë, kurse tre minuta më vonë sulmuesi norvegjez doli sërish në skenë për 3:0.
Por më pas, ishte një makth për ekipin e Pep Guardiolas.
Hadj Moussa ngushtoi epërsinë në 3:1 në minutën e 75-të, para se Gimenez të shënonte për 3:2 shtatë minuta më pas.
E në minutën e 89-të, Hancko shënoi për 3:3 për t’ia fituar një pikë të madhe ekipit holandez.
Me këtë barazim, Manchester City tani ka tetë pikë në vendin e 15-të në tabelë.
Në anën tjetër, Feyenoordi ka një pikë më pak në pozitën e 20-të.