Nga 3 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet direkte për Karlsruhe/Baden

- Advertisement -

Një destinacion i ri i është shtuar rrjetit të fluturimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Nga 3 korriku kanë nisur fluturimet direkte në linjën Prishtinë – Karlsruhe/Baden, të cilat do të operohen nga kompania ajrore GP Aviation.

Përmes një njoftimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës bëri të ditur se ekipi i aeroportit, në bashkëpunim me GP Aviation, ka qenë i angazhuar në përgatitjet për inaugurimin e kësaj linje të re.

“Jemi të lumtur që po zgjerojmë mundësitë e udhëtimit dhe po krijojmë ura të reja lidhëse për pasagjerët tanë”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Të ngjashme

Të fundit