Nga 0-2 në 3-2! Belgjika e bën “dramë” dhe kualifikohet me golin në minutën e 125-të

- Advertisement -

Belgjika ka siguruar kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira të Botërorit, pas një ndeshjeje të çmendur.

“Djajtë” triumfuan 3-2 ndaj Senegalit me përmbysje, në një nga ndeshjet më spektakolare të Botërorit, të vendosur pas shtesave.

Senegali e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Diarra në minutën e 25-të, ndërsa Sarr dyfishoi shifrat në minutën e 51-të.

Kur eliminimi dukej afër, Belgjika ia doli të barazojë shifrat. Lukaku ngushtoi shifrat në minutën e 86-të, ndërsa 3 minuta më vonë, Tielemans barazoi, për të dërguar ndeshjen në shtesa.

Mesfushori ishte protagonist edhe në fund të shtesave, kur fitoi penallti dhe e ktheu atë në golin e kualifikimit për Belgjikën.

Në fazën tjetër, Belgjika do të përballet me fituesin e SHBA-Bosnje Hercegovinë. /TV Klan/

Të ngjashme

Të fundit