Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 99, Isak Neziri, ka vizituar mobilierinë “Loni”, e cila sipas tij vazhdon t’i mahnitë klientët në Evropë.
Neziri, i cili është një biznesmen i suksesshëm në Gjermani, ka thënë se është i përkushtuar të mbështes bizneset si mobilieria “Loni”, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vendit tonë në botë.
“Me një përvojë 20-vjeçare në tregjet ndërkombëtare, Mobileria Loni vazhdon të mahnisë klientët në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali me cilësinë dhe dizajnin e saj unik. Ky është një shembull i shkëlqyer i asaj se si bizneset tona përfaqësojnë Kosovën me dinjitet dhe profesionalizëm jashtë kufijve. Jam i përkushtuar të mbështes bizneset si Mobileria Loni, të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vendit tonë në botë”, ka shkruar Neziri në Facebook.