Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare.
Neziri, i cili është pjesë e mergatës, ka thënë se këto pritjet janë të papranueshme, duke kërkuar që të ndalet ky maltretim i mërgimtarëve.
“Janë të papranueshme pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër pikat kufitare. Me fëmijë të vegjël, e shpesh edhe në temperatura të larta, u duhet të presin me orë të tëra. Është koha të ndalet ky malltretim i vazhdueshem ndaj bashkatdhetarëve kur hyjnë në Kosovë por edhe kur të kthehen në vendet e tyre sikurse po ndodh këto ditë. Kjo praktikë dashakeqëse dhe e qëllimshme duhet të marrë fund”, ka shkruar ai në Facebook.