Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 99, Isak Neziri, gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në Pejë, ka shpalosur panin e tij për afrimin e bizneseve të Kosovës me diasporën,
“Gjatë takimit, ndamë vizionin për një Kosovë që mundet ma mirë, duke diskutuar programin ekonomik të kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës dhe planin tim për afrim të bizneseve kosovare me diasporën. Po ashtu, theksova rëndësinë e rritjes së eksporteve dhe përkrahjes së prodhuesve tanë në tregjet ndërkombëtare”, ka shkruar Neziri në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të takoj strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, bazën e vërtetë të çdo rrugëtimi dhe fitoreje politike.
Gjatë takimit, ndamë vizionin për një Kosovë që mundet ma mirë, duke diskutuar programin ekonomik të kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës dhe planin tim për afrim të bizneseve kosovare me diasporën. Po ashtu, theksova rëndësinë e rritjes së eksporteve dhe përkrahjes së prodhuesve tanë në tregjet ndërkombëtare.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen, mbështetjen dhe bashkëbisedimin e sinqertë.
Bedri Hamza 1✅
Isak Neziri 99 ✅