eymar, lojtari më i ri i skuadrës arabe, AL-Hilal, ka folur për transferimin i tij dhe për ndikimin e Cristiano Ronaldos në Arabi.
“Unë besoj se Cristiano Ronaldo e filloi të gjithë këtë dhe të gjithë e quajtën ‘të çmendur’, dhe këtë dhe atë, sot e shihni ligën gjithnjë e më shumë,” ka thënë braziliani në kanalet zyrtare të AL-Hilalit.
“Jam i lumtur që gjej lojtarë cilësorë në skuadrat e tjera, kjo është emocionuese. Kur të përballem me Cristiano Ronaldon, Benzemën, Firminon, emocionet do të jenë edhe më të mëdha”.
“Kështu që jam shumë i lumtur që i bashkohem kësaj lige dhe jam i sigurt se përballja me ta do të jetë e mrekullueshme”, tha ylli i futbollit.
Neymar iu bashkua skuadrës arabe për 90 milionë euro nga Paris Saint-Germain.
Braziliani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me AL-Hilalin, i cili pritet t’i fitojë 200 milionë euro për dy sezone.