Netanyahu pretendon se Irani u mundua t’ia vriste njërin bir, s’tregon cilin

- Advertisement -

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pretenduar në një intervistë telefonike me mediumin proqeveritar, “Channel 14”, se Irani është përpjekur që t’ia vrasë njërin nga dy bijtë e tij.

“Irani u mundua ta vriste njërin prej bijve të mi” – tha Netanyahu, pa dhënë hollësi të mëtejme, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

“Prandaj, siguria që u ofrohet atyre nuk është luks” – shtoi ai, duke u dukur se po mbronte një marrëveshje me shërbimin Shin Bet për t’u dhënë bijve dhe gruas së tij mbrojtje për të paktën pesë vjet, edhe në rast se ai i humb zgjedhjet e këtij viti.

Nuk është e qartë se cili prej bijve të Netanyahut – Yair apo Avner – ishte gjoja në shënjestër, ose kur apo si ka ndodhur përpjekja e pretenduar për vrasje.

Avner jeton në Izrael. Yair, i cili është më i njohur, ka kaluar një pjesë të madhe të viteve të fundit në Miami të Shteteve të Bashkuara dhe njihet për komentet e tij djathtiste.

Të ngjashme

Të fundit