31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Netanyahu nga spitali që u godit nga sulmi iranian: I gjithë Izraeli po e paguan çmimin

- Advertisement -

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se i gjithë Izraeli po paguan çmimin në mes konfliktit me Iranin, teksa vizitoi Qendrën Mjekësore “Soroka” në Beer Sheva, qendër kjo që ishte cak i sulmeve iraniane.

Netanyahu pretendoi se derisa Izraeli godet vetëm objekte ushtarake, Irani “godet edhe spitale”.

“I gjithë Izraeli po paguan një çmim. Kjo më të vërtetë të kujton shpirtin Blitz të popullit britanik”.

“Ata goditën një spital ku njerëzit as nuk mund të ngrihen dhe të ikin. Irani goditi jo shumë larg nga këtu ku ka një pavion për fëmijë dhe foshnja”, tha Netanyahum, transmeton Klankosova.tv.

Garda Revolucionare Islame e Iranit tha se kishte synuar ta godas një qendër inteligjence dhe komandimi pran një spitali.

Izraeli u sulmua nga një valë e re raketash iraniane të enjten, të cilat goditën disa qytete.

Ndërsa, ushtria izraelite ka konfirmuar se avionët luftarakë goditën disa dhjetëra objektiva ushtarake në Iran gjatë natës, përfshirë objektin bërthamor “inaktiv” në Arak

Të ngjashme

Të fundit