Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet në rritje ndërkombëtare për një armëpushim në Gaza, duke thënë të shtunën se beteja e Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë, “me gjithë forcën tonë, me gjithë fuqinë tonë”, raporton CNN.
Ai tha se Izraeli “do të vazhdojë deri në fitore”.
“Hamasi humbi kontrollin e tij mbi Rripin e Gazës. Ai nuk ka vend të sigurt për t’u fshehur… Forcat tona po i godasin mbi tokë dhe forcat tona po i godasin nën tokë”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.
Një armëpushim do të ishte i mundur vetëm nëse lirohen të 239 pengjet e mbajtura nga militantët në Gaza, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.