8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Netanyahu anulon vizitën e delegacionit të Izraelit në Shtëpinë e Bardhë

- Advertisement -

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka anuluar delegacionin izraelit në Shtëpinë e Bardhë, sipas raportimeve të mediave izraelite.

Kjo pasi ShBA hoqi dorë nga kërcënimi për të vënë veton ndaj votimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Një deklaratë e zyrës së kryeministrit izraelit, e përcjellë nga Kann në pronësi të Izraelit, thotë:

“ShBA-ja u tërhoq nga pozicioni i saj i qëndrueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke lidhur një armëpushim me lirimin e pengjeve”.

Para votimit, kryeministri izraelit kërcënoi se do të anulonte një vizitë në Uashington DC nga një delegacion izraelit i caktuar për në fillim të kësaj jave për të diskutuar një ofensivë të planifikuar izraelite në qytetin Rafah në Gaza, diçka që administrata Biden e kundërshtoi, raporton The Guardian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit