Erza dhe Aulona Zubaku, të cilat humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë të ndodhur të shtunën në Gjermani, do të varrosen nesër, më 27 qershor 2026.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Topanicë, në Komunën e Kamenicës.







