19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Nesër Samiti BE -Ballkani Perëndimor në Tiranë,  mungon Kurti – kjo është lista e pjesëmarrësve

- Advertisement -

Të enjten do të mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë, një ditë pas samitit Europë Juglindore-Ukrainë.

Autori i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki ka publikuar ekskluzivisht listën e pjesëmarrësve në këtë samit.

Aty mungon Kosova, nuk figuron emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gazeta Express ka pyetur zyrën e kryeministrit se pse Kurti nuk do të jetë pjesëmarrës, apo ta delegojë ndokë, por akoma nuk ka përgjigje.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Ines Muçostafa –  Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit