25.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Krushës së Madhe

- Advertisement -

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.

Kështu ka njoftuar kryeministria me anë të një komunikate për media, duke thënë se nga ora 12 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave.

“Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, nesër në ora 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël:

Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nue (Shyt) Prenkaj,  viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999

Sami (Aziz) Shehu,  viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999

Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999

Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999

Skifter (Osman) Batusha,  viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999”, thuhet në komunikatë.

Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.Drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit