Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se nesër, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, operatori ekonomik do të nisë punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.
Për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten kufizime të përkohshme në qarkullim.
“Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.
Po ashtu, apelojmë që të respektohet sinjalizimi i përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre deri në përfundimin e punimeve”, përfundon njoftimi.






