10.8 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Nesër nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit, KQZ jep detaje

- Advertisement -

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nesër nis numërimi i fletëvotimeve të diasporës për balotazhin e 9 nëntorit.

Kjo është bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se të shtunën (15 nëntor 2025, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave”, deklaroi ai.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në pasditen e së premtes më shumë 12 mijë pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

“Deri pasditen e së premtes, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë sjellur në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 12,000 prej të cilave janë aprovuar më shumë se 8,930, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,080. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 3,000 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”.

Të ngjashme

Të fundit