28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Nesër lansohet Strategjia e Futbollit të Vajzave

- Advertisement -

Pas një pune vulominoze përgjatë disa muajve bashkë me ekspertë të FIFA-s, nesër Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë lansimin e Strategjisë së Futbollit të Vajzave.

Ceremonia mbahet në hotel “Emerald” dhe fillon në orën 18:00.

Në këtë event fjalë rasti do të mbajnë presidenti Agim Ademi, përfaqësueset e FIFA-s, Sue Ronan Martin dhe Arbenita Morina, shefja e sektorit të futbollit të vajzave në FFK, Valbona Gashi, si dhe përfaqësues të UEFA-s.

Po ashtu, do të ketë edhe një diskutim në panel prej tri vajzave/grave të përfshira në futboll në pozita të ndryshme gjatë karrierës së tyre: Xhuli Berisha (ish-futbolliste, aktualisht trajnere me licencë A), Lumturije Muhadri (ish-futbolliste, aktualisht gjyqtare me stemë të FIFA-s) dhe Sanije Krasniqi (ish futbolliste e ish-gjyqtare, aktualisht përgjegjëse e edukimit në FFK dhe trajnere me licencë PRO).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit