Gjatë qëndirmit të saj në shtëpi për pothuajse 100 ditë, Heidi nuk ka zbuluar shumë për familjen e saj dhe deri më tani ajo ka mundur të takojë vetëm vëllain e saj.

Ndërkohë që me imazhin e babait të saj jemi njohur, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë disa fotografi të nënës së saj, ku dallohet një ngjashmëri e madhe mes njëra-tjetrës. Disa ditë më parë, Heidi është shprehur se nëna e saj është më e bukur se ajo dhe në fakt duhet thënë që e mamaja e 26-vjeçares, Lajla Kamata, është një yll i vërtetë, me flokët bionde dhe sytë jeshil.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Donaldi zbuloi se ka patur komunikim të vazhdueshëm me mamin e Heidit.