2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Nëse keni qëllim të dobësoheni, ja sa filxhanë kafe duhet të pini çdo ditë

Fillimisht, kafe! Është kjo shprehja e “bekuar” që e themi të gjithë në mëngjes, në nisje të ditës, gjatë një takimi, pasdite vonë gjatë daljeve me miqtë apo familjarët! Kafeja është një nga ato produkte pa të cilën shumë njerëz nuk bëjnë dot.

Por, jo të gjithë e dinë që kafeina ka ndikim edhe në peshën trupore! Dieta dhe stërvitja janë pjesë e strategjive të dobësimit, por sipas ekspertëve, ekziston një mjet për të luftuar dhjamin e tepërt e që nuk kërkon shumë mundim, ngritje peshash, pistë vrapimi etj. Mjafton një filxhan kafeje!

Nuk është sekret që kafeina mund të jetë elementi i përsosur në rrugëtimin tuaj për humbje peshe, por sa filxhanë duhen për të hequr kilogramët?

“Kafja përmban kafeinë që përshpejton metabolizmin, duke ju ndihmuar të digjni më shumë kalori,” thotë Tammy Lakatos Shames, nutricioniste. “Disa studime kanë treguar se kjo mund të ndihmojë në uljen e peshës trupore dhe yndyrës së trupit. Kafeja gjithashtu frenon oreksin dhe redukton urinë” shton ajo.
Kërkimet tregojnë se pirja e kafesë para vakteve ushqimore mund të zvogëlojë kaloritë, sidomos nëse e pini kafenë deri në katër orë para ushqimit.

Kujdes nëse shtoni krem, qumësht apo sheqer, pasi ju mund t’i kompensoni lehtësisht kaloritë që digjni nga kafeja.

Ndërkohë, studimi i publikuar në website-n Clinical Nutrition zbuloi se pirja e një filxhani kafeje në ditë mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por nëse shtohet një lugë e vetme sheqer, atëherë ju s’do të keni asnjë ndikim në procesin e humbjes së peshës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit