7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Nëntë të vdekur pas stuhive që goditën Australinë lindore

- Advertisement -

Nëntë njerëz u vranë në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, thanë autoritetet të mërkurën. Dhjetëra mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike.

Moti i egër goditi shtetet e Viktorias, Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinsland më 25 dhe 26 dhjetor duke sjellë breshëri dhe shira të rrëmbyeshëm. Si pasojë e erërave të forta shpërthyen çatitë dhe u rrëzuan pemët në disa nga zonat më të prekura.

Më shumë se 90.000 familje janë ende pa energji elektrike.

Një jaht me 11 njerëz në bord u përmbys pranë Green Island në gjirin Moreton gjatë stuhisë dhe tre burra mbetën të vdekur, u tha gazetarëve shefja e Policisë së Kuinsland, Katarina Carrol.

Dy gra u gjetën të vdekura pranë qytetit Gympie që është rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit të shtetit të Brisbane, tha policia. Një vajzë nëntë vjeçare u gjet e vdekur pasi u zhduk në një kanal kanalizimesh në jug të shtetit.

Autoritetet paralajmëruan se lumenjtë dhe përrenjtë me rritje të shpejtë mund të shpërthejnë duke përmbytur kampet, të cilat zakonisht mbushen me njerëz gjatë javëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, përcjell REL.

Një grua u gjet e vdekur në një kamp në Viktoria pasi ujërat e tërhoqën, tha policia. Dy mbetën të vdekura nga rënia e pemëve.

Stuhia rrëzoi një linjë elektrike betoni, tha kryeministri i Kinsland, Steven Miles gjatë një konference për media. Miles tha se dëmet nga cikloni Jasper, i cili goditi shtetin në fillim të këtij muaji, dhe stuhitë e fundit mund të jenë në “miliarda”.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë ka parashikuar reshje të tjera shiu edhe pse moti i egër pritej të qetësohej më vonë të mërkurën.

Stuhitë në Australi pasojnë të nxehtin e fortë të pranverës që rezultoi me disa zjarre.

Ndërsa Australia lufton me shi në pjesën lindore, disa rajone në perëndim po luftojnë zjarret. Një zjarrfikës vullnetar mbeti i vdekur teksa po i përgjigjej një zjarri, raportojnë mediat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit