9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nëntë shenja që tregojnë se fëmija juaj vuan nga skolioza

- Advertisement -

Fatmirësisht skolioza është e shërueshme, andaj duhet vërejtur me kohë derisa fëmija është duke u rritur.

Dhembja në shpinë nuk është shenjë më e dukshme e skoliozës, sepse ka simptoma goxha më suptile në dukje të parë, të cilave do të duhej t’i kushtohej kujdes.

Meqenëse kombliku e shtrembëruar mund të ndikojë në pjesën tjetër të shëndetit, kushtoni kujdes këtyre shenjave potenciale, transmeton Telegrafi.

Fëmijët nuk kujdesen gjithmonë për atë se si janë të veshur, gjë që prindërve u mundëson që lehtë të vërejnë ndryshimet potenciale në trupin e fëmijëve të tyre.

Nëse fëmija juaj ka probleme me rrobat e rrudhura, me një dorë më të gjatë, me zgjidhje të përhershme, nuk do të thotë që është i pakujdesshëm, por mbase vuan nga skolioza.

Kushtoni kujdese këtyre nëntë shenjave:

1. Kafazi i shtrembëruar i kraharorit

Nëse vëreni që kafazi i kraharorit ka anuar më shumë në njërën anë, me siguri është për shkak të lakores jonormale të komblikut. Kur është e pranishme skolioza, lakorja e shpinës anon anash apo në skaj.

Shenja kryesore e skoliozës është torzoja e kafazit të kraharorit si rezultat i rotacionit të komblikut, gjë që rezulton me shfaqjen e gungës së brinjëve. Mirëpo, deformimi i kafazit të kraharorit mund të ketë lidhje me skoliozën, por nuk do të thotë që çdoherë të jetë edhe si deformim i veçantë.

2. Supet e pabarabarta

Thoni fëmijës të drejtojë shpinën dhe shikoni a është njëri sup më i lartë se tjetri. Për shkak të shtrembërimit të komblikut anësor, njëra shpatull apo njëri sup mund të jetë më i theksuar se tjetri. Shpatulla nuk është ndryshuar vetvetiu.

Shfaqja e supeve të pabarabarta mund të jetë shenjë suptile e skoliozës, por nuk domethënë që gjithmonë është fjala për këtë sëmundje. Supet e pabarabarta janë shenjë më pak e rëndësishme, mund të jenë pasojë e qëndrimit të keq.

3. Kanotiera e rrudhur në njërën anë

Rrobat e rrudhura nuk do të thonë automatikisht që fjala është për skoliozën, por nëse kanotiera e fëmijës suaj vazhdimisht lëvizet në njërën anë, mund të jetë shenjë shumë suptile e skoliozës, përkatësisht e shtrembërimit anësor të komblikut, i cili rezulton me komblik të shtrembëruar.

Kërdhokulla dukshëm e vendosur më lart është pasojë e deformimit të vendosur ulët të komblikut (në pjesën e ijëve), gjë që rezulton me komblik të pjerrët.

4. Njëra dorë më e gjatë se tjetra

Ndoshta do të vëreni që njëra dorë gjithmonë është më e gjatë se tjetra, pa marrë parasysh madhësinë e këmishës të cilën ia blini. Varësisht nga vendi i shtrembërimit, supet mund të jenë të pabarabarta (njëra më e madhe apo më e vogël se tjetra).

Shtrembërimi gjithashtu mund të shkaktojë që shpatulla të jetë më e ulët apo më e lartë se tjetra dhe më e fryrë në krahasim me tjetrën.

5. Njëra këpucë është më e shpenzuar se tjetra

Fëmijët nuk kujdesen gjithmonë se si mbathen, gjë që prindërve u mundëson që më lehtë të vërejnë ndryshimet potenciale të trupit të fëmijës. Meqenëse kombliku spostohet, kjo mund të shkaktojë ecje të pabarabartë.

Ai ndryshim në kërdhokulla të cilat nuk janë në të njëjtin nivel, mund të ndikojë në shpenzimin e pabarabartë të thembrës të njërës këpucë. Vendosja dukshëm më lart e kërdhokullës është pasojë e vendosjes së ulët të deformimit të komblikut (në pjesën e ijëve) gjë që rezulton me komblik të pjerrët.

6. Ndjenja e pakënaqësisë gjatë ecjes

Duke pasur parasysh problemet në lëvizje, të cilat janë të lidhura me skoliozën, ndoshta do të vëreni që fëmija juaj ecën çuditshëm apo vrapon.

Ndoshta do të vëreni që lëvizja rrëshqitëse e duarve është e pabarabartë, andaj kjo ndodh për shkak të disbalancës muskulore e cila ia pamundëson trupit mënyrën e drejtë të lëvizjes.

7. Tendosja kronike e muskujve

Nëse fëmija juaj me këmbëngulje shmang drejtimin e shpinës, do të thotë se pozita e drejtë i shkakton dhembje.

Me kalimin e kohës, skolioza mund të shkaktojë disbalancë muskulore përreth komblikut, e cila mund të krijojë muskuj kronikisht të dobët.

8. Gjithmonë mbështetet në njërën këmbë

Keni vërejtur që fëmija juaj gjithmonë mbështetet në njërën këmbë, në të njëjtën këmbë?

Skolioza krijon disbalancën në komblik që shpesh lehtëson marrjen e pozitës asimetrike kështu që pesha më shumë është në njërën këmbë.

9. Frymëmarrja e vështirësuar

Vëreni vështirësi kur fëmija juaj merr thellë frymë apo nuk mund të marrë frymë ashtu siç duhet, kjo do të mund të jetë për shkak të komblikut të shtrembëruar, sepse skolioza mund të përkufizojë zgjerimin e brinjëve, ndërkaq organeve të frymëmarrjes u bën presion.

Dëmtimi i funksionit të mushkërive shfaqet si pasojë e skoliozës së shkallës së lartë. Është e nevojshme të diagnostikohet a kanë lidhje dëmtimet e funksionit me skoliozën apo jo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit