8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

- Advertisement -

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka folur në Rubikon mbi takimin me trupat amerikane në Kampin Nothing Hill në veri të Kosovës.

Në këtë kuadër, Allen nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po flasin me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për mënyrat se si mund të ulen tensionet në veri të vendit.

“Ishte kënaqësi të vizitoja dhe iu jam vërtet mirënjohëse trupave amerikane që më mundësuan të shoh me helikopter zonën e veriut të Kosovës. Sigurisht që jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës. Ne po punojmë si me qeverinë këtu dhe po flasim me qeverinë e Serbisë për mënyrat se si të ulim tensionet; si të rrisim integrimin rajonal; për mënyrat se si para së gjithash të kemi parasysh sigurinë e njerëzve dhe prandaj isha mirënjohëse për mundësinë për ta parë vendin”, tha Allen.

E pyetur nëse ka dallim në kërkesat amerikane ndaj Prishtinës zyrtare dhe Beogradit në raport me dialogun, Allen tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie me të dyja vendet.

“Kur flasim me homologët tanë në çdo vend, ne flasim për fushat ku ka përparim dhe fusha ku mund të ketë më shumë përparim. E bëmë këtë në Serbi, ashtu siç po e bëjmë edhe këtu në Kosovë. Sigurisht që mbajtja e marrëdhënieve me të dy vendet vetëm sjell mundësi më të mira për integrimin në të ardhmen”, tha Allen në Rubikon të Klan Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit