6.8 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri thotë se Rrezarta Krasniqit pas rinumërimit i doli veç një votë më shumë, e kritikon rënd

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri Shkelzen Xhaferi ka shkruar në lidhje me rinumërimin në këtë komunë, pas ankesave të kandidatës Rrezarta Krasniqi.

Xhaferi ka sqaruar se Rrezarta Krasniqit i mungonte veç një votë, dhe tërë këtë histeri siç e quan ai e bëri Krasniqi në koordinim me PDK-në, për ta rrëzuar Xhafer Tahirin.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Pas histerisë së djeshme kundër kryetarit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahirit,

Nga 2,004 vota të numëruara në palestrën e Vushtrrisë për kandidaten tonë, ish-deputeten Rrezarta Krasniqi, pas rinumërimit të bërë pas ankesës në prokurori, rezultuan 2,003 vota.

Po, po, 2,003 vota!

U bë lajm në të gjitha mediat se ju janë vjedhur votat nga komisionerët e LDK-së në Vushtrri, duke pretenduar se ishin vjedhur 1,500 vota.

I dërgoi në prokurori komisionerët e shtëpisë së vet, i kërcënoi me plumb dhe, në fund, e shpërfaqi nëpër të gjitha mediat se i ishin vjedhur votat.

POR drejtësia gjithmonë fiton në fund!

Tani, dil dhe kërko falje gjithë anëtarëve, rugovistëve dhe strukturës së LDK-së në Vushtrri, të cilën e njollose, e kërcënove, e dërgove në prokurori dhe, më kryesorja, që je në koordinim total me PDK-në për rrëzimin e Xhafer Tahirit!

Nuk mund të jesh ditën me LDK-në e në mbrëmje nëpër tavolina duke bërë marrëveshje me PDK-në për të rrëzuar Xhafer Tahirin. (Qyteti e di se ti ia humbe LDK-së balotazhin dhe tentove ta përçash partinë në zgjedhjet lokale.)

Dy herë aktivistët e LDK-së në Vushtrri të dhanë mandatin për deputete. Bëre 0 punë për ta.

Kur nuk fitove herën e tretë, na njollose të gjithëve!

Kërkojmë nga kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja!

MARRE!

SHKARKIM dhe asgjë më pak!!!

Dritë do të ketë për LDK!✌️

Me respekt,

Shkelzen Xhaferi

Nënkryetar LDK Vushtrri

Asambleist KK Vushtrri

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit