Nëndegët e PDK-së nga Përdrinia kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt në parti

- Advertisement -

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës nga Përdrinia i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të partisë, Bedri Hamza, duke kërkuar rikthimin e Fatmir Limajt në gjirin e PDK-së.

Në kërkesën e tyre të postuar në Facebook,  theksohet se rikthimi i Limajt do të kontribuonte në forcimin e partisë, unitetin politik dhe rritjen e besimit të elektoratit.

“Ne, përfaqësuesit e shtatë (7) nëndegëve të PDK-së nga Përdrinia, përmes kësaj kërkese shprehim vullnetin dhe kërkesën tonë që z. Fatmir Limaj të rikthehet në gjirin e Partisë Demokratike të Kosovës. Vlerësojmë se rikthimi i tij do të ishte në interes të forcimit të partisë, unitetit politik dhe rritjes së besimit të elektoratit në frymën e bashkëpunimit dhe të përbashkëtës politike”, thuhet në postim.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Limaj, si kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka dërguar një letër në adresë të Hamzës, duke kërkuar që subjekti i tij të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Të ngjashme

Të fundit