3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Nenad Rashiq s’ia përkrah Kurtit themelimin e muzeut për gjenocid, e çon dorën dhe abstenon

- Advertisement -

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar sa i përket themelimit të muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, muze ky që do të ndërtohet nga Ministria e Kulturës.

Kurti në mbledhje të Qeverisë e ka paraqitur këtë si pikë të parë të rendit të ditës.

“Kemi shqyrtimin e propozim vendimit për themelimin e muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri”, ka thënë Kurti në mbledhje, raporton Gazeta Express.

Pasi ministri Hajrullah Çeku e ka prezantuar projektin, Kurti e ka hedhur çështjen për votim.

Kur ka pyetur për abstenim, ka qenë ministri Nenad Rashiq i vetmi që e ka ngritur dorën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit