7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Nën sanksione, rritje e çmimeve nga 40 deri në 100%, shkelje e Kushtetutës”: Hamza rendit dështimet e qeverisë Kurti

- Advertisement -

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për Kryeministër, ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë rezultatesh në të gjitha fushat.

Hamza përmendi në veçanti inflacionin, ku çmimet e produkteve bazike, sipas tij, janë rritur nga 40 deri në 100 për qind.

Ai gjithashtu kujtoi se Kosova është i vetmi i vend në evropë nën sanksione.

“Jemi i vetmi vend në Evropë me sanksione. Standardi i jetesës është përkeqësuar. Inflacioni në vitet e fundit ka qenë dyshifrorë. Rritja e çmimeve në produktet bazike ka qenë nga 40 deri në 100 për qind. Ndërsa pagat, pensionet, të ardhurat e qytetarëve kanë ngel njëjtë. Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar dhe standardet e jetesës janë përkeqësu. Në aspektin e rendit dhe ligjit kanë ardhur në pushtet me shumë premtime dhe kemi pasë vazhdimisht probleme në respektimin e rendit dhe të ligjit. Nuk u shkel veç ligji, u shkel edhe Kushtetua e Kosovës. Jo një herë, por disa herë.” – tha Hamza në “Pressing”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit