Nën ndikimin e alkoolit, hyn me thikë në market në Drenas dhe kanos katër persona

- Advertisement -

Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka hyrë me thikë në një market dhe ka kanosur katër persona.

I dyshuari ka kërcënuar katër burra duke mbajtur një thikë në dorë.

Dy nga viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkohë, policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Të ngjashme

Të fundit