Nën masën e paraburgimit, Gani Geci sot para prokurorisë për intervistim

- Advertisement -

Gani Geci pritet të intervistohet sot nga prokuroria, në kuadër të rastit ku dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Intervistimin do ta bëjë prokurori Blerim Igrishta.

Disa ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi Gani Gecit masën e paraburgimit prej 30-ditësh.

Sipas dosjes së prokurorisë, rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci.

Prokuroria pretendon se Gani Geci e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit përshkruhen edhe deklaratat që Geci dyshohet t’ia ketë drejtuar Mehmetajt në ambientet e mediumit ku ai punon.

Rasti është nën hetim nga organet e drejtësisë

Të ngjashme

Të fundit