17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Në total 16 plumba” – Ish kampioni gjerman i boksit flet për vrasjen e boksierit Besar Nimani në Gjermani

- Advertisement -

Mbrëmjen e së shtunës së javës së kaluar në Bielefeld të Gjermanisë u vra boksieri kosovar profesionist, Besar Nimani.

E për këtë ka folur për lajmi.net ish kampioni gjerman i kategorisë WBO, Marco Huck, shkruan lajmi.net.

Huck ka treguar se kur e ka njohur Besarin, dhe tregon momentet kur ka dëgjuar për herë të parë për vrasjen e tij.

“E kam njohur Besarin qysh prej moshës 14-15 vjeçare. Kemi shkuar në klub të stërvitjeve bashkë, Besari fillimisht ka qenë në një tjetër klub dhe pastaj jemi bashkuar, jemi stërvitur çdo ditë bashkë, normalisht nuk na kanë simpatizuar të gjithë pas që na kanë xhelozuar shkaku i suksesit në stërvitje, por une dhe Besari jemi kuptuar plotësisht mes vete. Ka qenë njeri shumë i fortë, karakter stabil, por nomarlisht ka pasur edhe xheloza rreth nesh. Ishte e tmerrshme kur e kuptova lajmin për vrasjen e tij“, tha ai.

Ai fillimisht thotë se nuk e besonte lajmin, dhe menjëherë filloi të shpalosë kujtme që dikur kishin së bashku me boksierin tani më të ndjerë, Nimani.

“Kur e dëgjova lajmin nuk mund ta besoja se çfarë kishte ndodhur, para dy jave kemi ndejtur bashkë me Besarin, kemi qeshur për kohërat e vjetëra dhe kemi kujtuar muhabetet që kishim kur ishim të rinjë. Tani nuk po mund ta besoj që Besari nuk është më pjesë e kësaj bote. Nuk mund ta harroj që nuk do ta takoj më kurrë Besarin dikë që e kam dashur kaq shumë e me zemër“, kujton me emociaone ai.

Ish-kampioni gjerman jep detaje se si u vra boksieri kosovar.

“Siç pretendohet, një person e ka hutuar duke i trokitur në xham, ndërsa dy të tjerë kanë shtënë me armë zjarri në pjesë të pasme të shpinës. Vetëm kur je i pa besë qëllon prapa shpinës. Sipas fjalëve ata kanë shtënë disa plumba, kanë ndrruar karikatorin dhe kanë shtënë prap sa ka qenë Besari i shtrirë në tokë, në total 16 plumba“, tha Huck.

Besar Nimanit sot iu dha lamtumira e fundit, në prani të familjarëve dhe dashamirëve, ai u varros në Gjermani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit