0.6 C
New York
Wednesday, March 18, 2026

Buy now

Në Serbi si në Kore të Veriut: Ndalën transmetimin kur Kurti nisi fjalimin në OKB

- Advertisement -

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo mbledhje transmetohej live në Kosovë dhe Serbi.

Klisman Kadriu, këshilltari i Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përmes një postimi ka treguar se gjatë transmetimit në Serbi, kur fjala i është nisur Kryeministrit Kurti, transmetimi është ndalur.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti”, tha ai duke theksuar se sipas tij, kjo tregon shumë për lirinë e mediave në Serbi.

“… serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat” shtoi më tutje ai. 

pixel

Të ngjashme

Të fundit