16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Në rrezik për sfidat ndaj Monaco e Newcastle, Luis Enrique humb kapitenin e skuadrës

- Advertisement -

Është “gur-themeli” në mbrojtjen e Kombëtares së Brazilit dhe “gjigantëve” francezë të Paris Saint-Germain. Braziliani, Marquinhos ka shqetësuar jo pak kampionët e Ligue 1, teksa në përballjen ndaj Argjentinës doli nga fusha në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, braziliani ka dëmtuar pulpën e majtë dhe vështirë se do të jetë pjesë e sfidave ndaj Monaco e Newcastle, duke dobësuar jo pak “prapavijën” e skuadrës së teknikut, Luis Enrique.

Në krahun tjetër, Marquinho ëshë shprehur se ende nuk e di se sa kohës duhet të qëndrojë jashtë fushave, teksa kur të kthehet në Paris do të bëjë ekzaminimet e fundit, për të mësuar kohëzgjatjen dhe shkallën e dëmtimit.

“Ndjeva një dhimbje dhe prandaj dola jashtë fushës. Tani të shohim, kam bërë provimet e para dhe kur të shkoj në Paris do të jap më shumë. Do të arrij të enjten dhe ndeshja do të jetë afër. Shpresoj të mos ketë asgjë serioze dhe të luaj sa më shpejt”,- u shpreh “kollosi” i mbrojtjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit