Limaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ky subjekt politik ka nisur fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit nga qyteti i Ferizajt.
Në rreshtin e parë, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza dhe figura të tjera të PDK-së, është parë edhe Limaj.
Kreu i Nismës, ditë më parë arriti pajtimin me Hamzën e PDK-së për ta mbështetur në zgjedhjet e parakohshme, megjithëse të dy partitë nuk kanë lidhur një koalicion parazgjedhor, por që e kanë lënë mundësinë e bashkimit në një fazë tjetër.







