Në Prishtinë një natë një nga apartamentet të cilat jepen për turistë e mërgimtarë kushton deri 80 euro.
Kështu deklaroi Albion Idrizi, i cili me kompaninë e tij ofron dhoma e apartamente me qira për turistë.
Sipas Idrizit jo gjithmonë është çmimi i njëjtë i një nate në një banesë në kryeqytet. Atoo ndryshojnë nga sezoni në sezon.
“Qëndrimi varion, është jashtë sezonës prej 25 euro deri në sezon. Në vikend shkon deri 70-80 euro varësisht prej madhësisë së banesës”, shtoi ai në emisionin “Ju flet Prishtina”.
Idrizi tha se aktualisht nën menaxhim ka 14 apartamente të tilla e të gjitha tashmë janë të zëna, një pjesë nga mërgimtarët të cilët i kanë rezervuar për pushime në Kosovë ndërsa pjesa tjetër janë turistë të cilët do të vinë për festivalet “Sunny Hill” e “Manifesta”.
“S’kemi më vend”, përfundoi ai.