Në përvjetorin e lindjes, nderohet heroi Ilir Konushevci

- Advertisement -

 

Në përvjetorin e lindjes së Heroit tonë kombëtar, Ilir Konushevci, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë bustit të tij, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e njërit prej heronjëve më të shquar të Kosovës.

Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga figurat kyçe të organizimit të luftës për liri. Me përkushtimin, guximin dhe atdhedashurinë e tij, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e popullit tonë drejt çlirimit.

Vepra e tij mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë, duke dëshmuar se liria është vlerë që fitohet dhe mbrohet me sakrificë.

Duke kujtuar Ilir Konushevcin në ditëlindjen e tij, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për veprën e tij të pavdekshme.

Heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilir Konushevci!🇽🇰🫡

Të ngjashme

Të fundit