7.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Në Paris do të vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut që ndodhet në Tiranë

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje e monumentit të Skënderbeut që ndodhet në Shehin ‘Skënderbej’ do të vendoset edhe në Paris.
Kopja e monumentit të Skënderbeut në Tiranë do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris. Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet”, shkruan Rama.

Sipas tij, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, “kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij”.

“Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemër trazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhti tjetër për të më akuzuar”, shkruan Rama.

Monumenti i Skënderbeut në Tiranë është vendosur në vitin 1968, dhe ndodhet ne zemrën e kryeqytetit, sheshi Skënderbej. Ky monument është vepër e tre bashkëautorëve Andrea Mano; Janaq Paço dhe Odhise Paskalit.

Monumenti u vendos në Tiranë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Për nder të tij sheshi njihet me emrin “Skënderbej”. Përpara tij, në të njejtin shesh, ndodhej edhe monumenti i Ismail Qemalit, të parit krijues të shtetit shqiptar, babait të pavarësisë kombëtare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit