11.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Në opozitë “asfalti nuk hahet”, por në pushtet Kurti ia hedh valles mbi një rrugë të përuruar

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje në opozitë e ka përmendur shumë asfaltin. Këto janë disa prej fjalëve të thëna nga Kurti opozitar:

“Në vend se të ndërtohen fabrika është ndërtuar asfalt, në vend se të ndodhte e kundërta.

Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet”.

Ndërkaq, në një shkrim të vitit 2018, Kurti e kritikonte pushtetit e asajkohe se investon shumë në asfalt.

“Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës.” – deklaronte ai.

Kurti në 2024, ia hedhë valles mbi asfalt

Një video e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke vallëzuar mbi një rrugë të asfaltuar që lidhë fshatrat e Kosovës me ato të Shqipëri, është bërë virale nëpër rrjete sociale.

Krahas videos, së publikuar nga vetë Kurti, ai shkroi:

“Ishin të lidhur me rrugë me shumë gropa që u shkaktonte vështirësi të mëdha për qarkullim. Tani lidhjen e kanë më të fortë sepse do të jenë më shpejt pranë njëri-tjetrit. Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga tash e tutje do ta kenë më të lehtë qarkullimin me infrastrukturën e re rrugore të cilën e përuruam sot”.

Derisa pushtetet e kaluara i kritikonte për milionat e investuara në asfalt, Kurti në postimin e tij përmendi shifrën e këtij investimi, që arrin në 2.6 milionë euro.

“Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milionë euro, na përcolli me pritje të ngrohtë dhe me këngë dhe valle. Si për të na treguar mikpritjen e bujshme shqiptare dhe sesa e rëndësishme është kjo rrugë për ta, na bënë pjesë të festës e gëzimit të tyre edhe mua, ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, ambasadorin tonë në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-kryeministri i Shqipëri, Pandeli Majko, dhe ish-ambasadorin, Qemal Minxhozi.” – shkroi kryeministri në Facebook. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit