17.6 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

‘Në moshën 14-vjeçare Kadri Veseli doli në demonstratat e 1981, pastaj vëllezërit…’

- Advertisement -

Kadri Veseli kishte treguar momente interesante sa i përket fëmijërisë dhe veprimtarisë së familjes së tij. Ai fillimisht tregoi se në Lëvizjet Ilegale ishte inkuadruar nga djali i axhës Heroi Sabit Veseli, i cili paraprakisht kishte mbajtur 7 vjet burg.

Poashtu edhe vëllezërit e tij ishin pjesëmarrës të demonstratave atë kohë. Ai tregoi se si në moshën 14 vjeçare kishte dalur në demonstrata kundër regjimit të Jugosllavisë, në vitin 1981.

“Ishte prilli i vitit 1981, unë isha në shtëpinë time, ndëgjohej gjithë ajo brohoritje, pastaj ajo kërshëria fëmijërore, dola në rrugë të shiqoj, sepse në shtëpi isha vetëm unë dhe nëna ime, sepse të gjithë vëllezërit ju kishin bashkangjitur asaj demonstrate, shkova edhe unë nga kurreshtja fëmijërore, nuk kam qenë pjesëmarrës i demonstratave 1981 për shkak të bindjeve nacionaliste se Kosova duhet të jetë Republikë, por e kam ndëgju parrullën, atë kumbimin e parrullës që nuk harrohet as sot, “Republikë Kushtetutë ja me hatër ja me luftë”, ishte një kërkesë popullore nga studentët, dhe në një moment vëllezërit më kanë përzënë fatmirësisht, sepse pastaj erdhën vëllezërit dhe kishte intervenime brutale nga njesia speciale ku kishte edhe të vrarë edhe të plagosur“.

Dy vëllezërit e Kadri Veselit ishin të burgosur e poashtu edhe djali i axhës së Kadri Veselit më vonë. /Epilogu/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit