-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Në këtë komunë që udhëhiqet nga Vetëvendosja qarkullon dinari

- Advertisement -

Vetëm 50 metra larg nga dritarja, ku kreu i Leposaviqit Lulzim Hemtimi vëzhgoi për muaj të tërë situatën në komunën e tij, komuniteti serb atje krejt qetësisht zhvillon veprimtari ilegale.

Njëjtë sikurse në Graçanicë e Mitrovicë të Veriut, me dinarin serb mund të blesh e të shesësh gjëra, edhe pse një gjë e tillë ndalohet me ligjet në fuqi.

Këtë radhë, KIKS Kosova, provoi qarkullimin e dinarëve të Serbisë nëpër librari, dhe shumë lehtë bleu pajisjet shkollore.

Kjo librari e vogël, që është shumë afër objektit të komunës përveç që qarkullonte dinarin ilegalisht, as nuk dha dëshmi që të paktën i paguan tatim shtetit të Kosovës, pasi nuk lëshoi kupon fiskal.

Pa e ditur që po fliste më gazetarët, shitësja shprehet se rrallë herë u del problem me inspekcionin, ngase po shisnin produktet e tyre me kartëmonedha serbe.

Mitrovica e Veriut, Graçanica e Leposaviqi duket se ende nuk kanë marrë masat e duhura sa i përket ndalimit të qarkullimit të dinarit serb, i cili vendim u mor në shkurt të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit