“Në Istog mbaheshin mbi 50 tubime, në Pejë s’u mbajtën as 10-të sosh”, flet kandidati për deputet nga LDK

- Advertisement -

 

Përçarja nga LDK po shpërfaqet edhe më shumë. I fundit që ka folur publikisht është kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit, Ruzhdi Blakaj.

Profesori ka bërë të ditur se në Pejë dega e LDK-së s’i ka mnbajtur as dhjetë takime.

 

“Pas kërkesave për dorëheqje në disa degë, LDK-ja po kalon një periudhë reflektimi dhe riorganizimi të brendshëm. Këto zhvillime tregojnë se brenda partisë ekziston vullneti për analizë të rezultateve, marrje përgjegjësie dhe kërkim të energjive të reja politike. Megjithatë, këto çështje duhet të zgjidhen brenda strukturave të LDK-së.

Edhe pse për disa vite kam qenë jashtë zhvillimeve të brendshme të kësaj partie, kurrë nuk do ta kisha menduar se disa eksponentë të saj do të shkonin aq larg në mënyrën e të menduarit dhe veprimit.

Kur gabimet bëhen dhe kalojnë pa asnjë pasojë, së paku kërkimfalja do të duhej të ishte minimumi i moralit politik. Ndërsa kur gabimet ndëshkohen, kjo shërben si preventivë për të mos u përsëritur.

Mosdalja në votime e një pjese të elektoratit të LDK-së shpjegohet shumë thjeshtë me dy arsye.

Së pari, gabimet e disa figurave të njohura të partisë kaluan në heshtje brenda strukturave, por jo edhe te elektorati. Në pamundësi për të reflektuar ndryshe, elektorati reagoi duke mos dalë në votime.

Së dyti, mosangazhimi, madje në disa raste edhe pengimi i strukturave në terren nga shtabet e degëve në komunat ku LDK-ja kishte dalë e para, ishte një prej faktorëve që ndikoi në rezultatin e ulët zgjedhor.

Përjashtim këtu bën dega e LDK-së në Istog, e cila meriton komplimente për punën e bërë, sidomos kryetari Ilir Ferati, nënkryetari Genc Ademaj dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Bashkohu” – slogan apo parullë?

Bashkimi apo ndarja ndodhi që në fillim të majit të këtij viti. Unë vetë isha kandidat për deputet me numrin 95 dhe me sytë e mi kam parë sabotimet që kanë ndodhur, veçanërisht në degën e Pejës.

Një kur gabimet e G.Muhaxherit,Lutfi Hazirit,H.Bajramit dhe të tjerëve,kaluan në heshtje ato kaluan në heshtje te strukturat por jo edhe te elektorati,pra elektorati në pamundësi të reflektoj,me mos dalje në votime i ndëshkoj.

Në degën e Pejës jam diferencuar si kandidat jo i LDK-së. Madje, një kandidat më tha: “Po ti s’je i LDK-së.” Kur e pyeta se ku i përkisja, përgjigjja ishte: “Ty të ka sjellë Vjosa, ti s’je i Pejës.” Po Vjosa e kujt është?Ndërsa kur shkoja në Istog, më thoshin se isha nga Peja.

Sabotimet vinin nga strukturat. Kur pyeta pse unë dhe Riza Krasniqi nuk ishim në fotografitë e kandidatëve, përgjigjja ishte: “Kështu ka vendosur shefi i shtabit.” E kush ishte shefi i shtabit? Kryetari.

Në Istog, kryetari mbante deri në katër apo pesë takime në ditë, që nga parafushata e deri në fund të fushatës. Nuk i kam numëruar, por besoj se dega e Istogut ka zhvilluar mbi 50 takime me tubim.

Në Pejë, numri i tyre nuk besoj se ka kaluar dhjetë, përfshirë edhe tubimin hapës të fushatës.

Po e ndaj edhe një ngjarje nga dita e zgjedhjeve. Kur shkova në shtab pas exit-pollit të parë, ku LDK-ja projektohej me 17.8%, aty shpërtheu gëzimi dhe u tha se për këtë rezultat fajtorja ishte Vjosa Osmani.

Në atë moment e kuptova se problemi i LDK-së është vetë LDK-ja” shkruan Ruzhdi Blakaj në njoftim

Të ngjashme

Të fundit