Sipas njoftimit, katër prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg, ndërsa katër të tjerë janë liruar pasi kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga gjykatat kompetente. raporton Zeri.info.
Policia bëri të ditur se F.Sh. është arrestuar me urdhëresë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me dy vjet burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për lokalizimin dhe arrestimin e personave që janë në kërkim nga organet e drejtësisë, Stacioni Policor në Gjakovë, në periudhën kohore nga data 14.07.2026 deri më datë 22.07.2026, ndër të tjerë, ka arrestuar edhe 8 (tetë) persona, të dënuar dhe në kërkim me urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente.
F.Sh., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 2 (dy) vjet burgim, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
S.Gj., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 3 (tre) muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.
K.I., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 15 (pesëmbëdhjetë) ditë burgim, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
L.A., i arrestuar me urdhëresë dhe i dërguar në vuajtje të dënimit me 43 (dyzet e tre) ditë burgim, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkaq, katër (4) persona të tjerë të cilët ishin në kërkim, pas arrestimit dhe kryerjes së pagesës së dënimeve me gjobë bazuar në vendimet përkatëse të gjykatës, janë liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon të mbetet e angazhuar në ekzekutimin e urdhër arresteve dhe letër rreshtimeve, duke forcuar besimin e qytetarëve te institucionet e rendit dhe të drejtësisë.






