Ditën e shtunë me 28 shtator do të mbahen zgjedhjet për kryetar të OVL-UÇK-së, dega në Drenas. Deri më tani mësohet se janë bërë njohura dy kandidatura. Ajo e kryetarin aktual, luftëtarit të orëve të para Enver Hajdari dhe Elmi Shalës, vëllait të gjeneralëve Shaban e Bedri Shala.
Në këtë Kuvend zgjedhor të OVL të UÇK-së dega në Drenas, përpos kryetarit do të zgjedhën edhe anëtarët e këshillit drejtues dhe delegatët për Kuvendin zgjedhor qendror të Organizatës.