9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Në ditën e dytë të vitit 2022, raportohen gjashtë raste të dhunës në familje

- Advertisement -

Në raportin e saj 24 orësh policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë kësaj periudhe, kohore janë raportuar në polici gjithsej gjashtë raste të dhunës në familje.

Këto raste janë paraqitur në qytetet si Fushë Kosovë, Drenas, Prishtinë, Lipjan, Prizren dhe Shtime.

Ku rastin në Shtime policia përveç që e ka cilësuar si dhunë në familje ky rast sipas policisë është karakterizuar edhe me lëndime të lehta trupore që ju kanë bërë viktimës në këtë rast të lënduarës femër .

Ku më pas po e njëjta ishte dëbuar nga shtëpia së bashku me vajzat nga bashkëshorti i saj.

Raporti i plotë i policisë për rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit

Shtime 01.01.2021-15:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare dhe të njëjtën e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 31.12.2021-15:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tije viktimën femër kosovare, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Drenas, 01.01.2022-15:30 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga  i dyshuari është sekuestruar në pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti  dërgohet në mbajtje .

Prishtinë 27.12.2021-02:00 – Me 01.01.2022  viktima femër kosovare ka raportuar se , në vazhdimësi bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është rikthyer në familjen e saj, rasti në procedurë hetimore.

Lipjan 01.01.2022-22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 30.12.2021-01.01.2022-14:00-11:15 – Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor  pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit