15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Në çfarë konteksti e paska nxjerrë”, reagon Kuqi pasi ministrja Haxhiu e akuzoi për amnistim të krimeve të luftës

- Advertisement -

Gjatë ditë së enjte në Kuvend, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se PDK-ja ka kërkuar aminstimin e krimeve të luftës.

Gjithashtu, Haxhiu gjatë fjalimit në foltore të Kuvendit lëshoi një audioincizim, një deklaratë që e ka bërë Hajredin Kuqi, i cili, sipas ministres, fliste për amnistimin e krimeve të luftës.

“Juridikisht krimet e luftës nuk amnistohen, nuk parashkruhen, por politikisht ka pasur përpjekje serioze për t’i amnistuar krimet e luftës, prandaj Serbia është shfajësuar në kohën kur ju keni qeverisur. Ndërsa, për herë të parë Qeveria e Kosovës i trajton seriozisht”, shtoi ajo.

Ministres Haxhu i ka reaguar vetë ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, i cili në një pronocim për TV Dukagjinin, ka thënë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e saj, duke theksuar se në Ligjin për Amnistim, i propozuar dhe miratuar në mandatin kur Kuqi ka qenë ministër i Drejtësisë, janë përjashtuar amnistimi për krimet e luftës, vrasjet dhe korrupsioni.

“Nuk e paskam dëgjuar se në çfarë konteksti e paska nxjerrë një deklaratë të tillë, as në kuptim të intervistës së plotë, as të kohës, por në mandatin tim është propozuar dhe miratuar ligji per amnisti që ka përjashtuar amnistimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Bile edhe krimet e vrasjeve dhe korrupcionit janë përjashtuar nga amnistimi. Dhe kjo vërtetohet lehtë në ligjet e miratuara në Kuvend të Kosovës. Nëse është tendencë që të barazohet nënshkrimi i Deklaratës, është çështje tjetër, dhe do të shihen pasojat ditëve në vijim… Mund ta shikoni edhe ligjin e amnistisë së miratuar në Kuvend”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit