Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se SHBA-ja do të lëshojë një numër të kufizuar pasaportash që përmbajnë portretin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Pasaportat do të lëshohen si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së në korrik, transmeton Klankosova.tv.
Një zyrtar i administratës ka konfirmuar për BBC-në se dizajnet e reja do të jenë të disponueshme për “çdo qytetar amerikan” që aplikon për një pasaportë kur të fillojë shpërndarja dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa të ketë disponueshmëri.
Pasaportat do të jenë gjithashtu të disponueshme vetëm në Agjencinë e Pasaportave të Uashingtonit.
Në një paraqitje të pasaportës të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, një imazh i Trump shihet i rrethuar nga teksti i Deklaratës së Pavarësisë dhe flamuri amerikan, së bashku me firmën e presidentit me ngjyrë ari.
“Dizajni i ri patriotik i pasaportës së Presidentit Trump ofron një mënyrë tjetër të shkëlqyer që amerikanët të mund të bashkohen në festimet spektakolare për 250-vjetorin e Amerikës”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për BBC-në, transmeton Klankosova.tv.
Pasaportat aktuale amerikane përshkruajnë skena nga historia e vendit, siç është ulja në Hënë, së bashku me simbole amerikane si Statuja e Lirisë.
Nuk është e qartë nëse qytetarët amerikanë do të jenë në gjendje të zgjedhin që të mos marrin pjesë në edicionin special të pasaportave, transmeton Klankosova.tv






